3.7 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Albana Vokshi zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së PPE-së

- Advertisement -

Albana Vokshi është zgjedhur zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane.

Kjo është hera e parë që një përfaqësuese së Partisë Demokratike zgjidhet në një post kaq të lartë politik në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.

“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane.

E gjithë energjia ime do të jetë për të promovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”, u shpreh zonja Vokshi pas zgjedhjes

Doris Pack u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit.

Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:

1.Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)

2.Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin, Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)

3.Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)

4.Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)

5.Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)

6.Doina Gherman, deputete, (Moldavi). /a2news/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit