1 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

Albana Bilalli publikon “Bam Bam” dhe shfaq një dimension të ri krijues

- Advertisement -

Këngëtarja Albana Bilalli ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Bam Bam”, duke shënuar një rikthim të fuqishëm me një stil që ndërthur ndjeshmërinë e soul-it me elegancën e jazz-it.

Kënga vjen si një dëshmi e pjekurisë së saj artistike, duke reflektuar një qasje autentike dhe personale në krijimin muzikor.

Për këtë projekt, Albana është kujdesur vetë si për muzikën ashtu edhe për tekstin, duke e bërë “Bam Bam” një shprehje të drejtpërdrejtë të botës së saj krijuese.

Melodia e ngrohtë dhe ritmi i veçantë i këngës e vendosin atë në një hapësirë të veçantë brenda skenës muzikore shqiptare, duke ofruar diçka ndryshe nga prurjet komerciale të zakonshme.

Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip artistik, i cili i përshtatet mjaft bukur zhanrit dhe tematikës së projektit. Pamjet vizuale krijojnë një atmosferë intime dhe estetike, duke e thelluar edhe më shumë ndjesinë që transmeton muzika.

Për realizimin e klipit është përkujdesur Mirand Karamani në aspektin e kinematografisë, ndërsa montazhi dhe postproduksioni janë realizuar nga vet Albana, me materiale shtesë të përdorura nga platforma Pexels.

Të ngjashme

Të fundit