Skuadra e Sigal Prishtinës ka bërë një goditje të madhe duke e angazhuar basketbollistin Alban Veseli.
Lajmi është konfirmuar nga vet skuadra bardhekaltër përmes një postimi në Facebook.
“Njëri prej basketbollistëve më me përvojë në Kosovë, njëherit produkt i shkollës së basketbollit të Prishtinës, aloja Alban Veseli rikthehet në kryeqytet”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Sigalit.
“ZYRTARE: Alban Veseli rikthehet në shtëpi, aty ku i mori hapat e parë të basketbollit ⚪🔵 Njëri prej basketbollistëve më me përvojë në Kosovë, njëherit produkt i shkollës së basketbollit të Prishtinës, aloja Alban Veseli rikthehet në kryeqytet.🔥 Mirë se kthehesh në Shtëpinë e Kampionëve Alban 🤍💙”, ka shkruar Sigal Prishtina.