Alban Dragusha emërohet trajneri i ri i Prishtinës

- Advertisement -

Trajneri 44-vjeçar, Alban Dragusha, është emëruar trajner i skuadrës FC Prishtina, menjëherë pas dorëheqjes së Afrim Tovërlanit.

Dragusha kalon te skuadra e madhe kosovare pas një periudhe të suksesshme te Ramiz Sadiku, të cilën e ka drejtuar që nga korriku i vitit 2023. Nën udhëheqjen e tij, kjo skuadër u shndërrua në një nga befasitë më të këndshme të ligës së parë në këtë sezon.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar edhe ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita. Ai ka ndërtuar një karrierë të pasur edhe si futbollist, duke luajtur në disa vende si Ukraina, Azerbajxhani, Suedia, Shqipëria dhe Kosova.

FC Prishtina i uron trajnerit Dragusha mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e skuadrës bardhekaltër.

Të ngjashme

Të fundit