Alban Dragusha debuton me fitore në bankinën e Prishtinës

- Advertisement -

Talenti 17-vjeçar, Rin Ahmeti, e ka vendosur kryendeshjen e xhiros së 26-të të elitës së futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Ballkanit (1:0)

Ahmeti, shtatë minuta para fundit, pranoi top në zonë dhe bukur e plasoi topin në rrjetë. Ishte goli që e vendosi sfidën që u zhvillua të shtunën gjatë ditës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Prishtina fitoi 1:0 dhe tani i ka 41 pikë në vendin e tretë, katër më pak se Ballkani dhe Drita që janë lidere. Drita e ka një ndeshje më pak të luajtur. Kampionia e Kosovës të dielën luan në udhëtim ndaj Gjilanit.

Prishtina në këtë ndeshje u udhëhoq për herë të parë nga trajneri Alban Dragusha. Tekniku 44-vjeçar e mori drejtimin e skuadrës ditë më parë dhe debutoi me sukses.

Të ngjashme

Të fundit