Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, ka paralajmëruar se do të largohet këtë të premte nga shtëpia.
Këtë ajo e ka bërë gjatë një bisede me Bucin dhe Santianën në dhomën e lavanderisë.
Buci i tha se deri të premten do të ndryshojë mendim, por që bukuroshja shkodrane u shpreh e prerë në dëshirën e saj për të dhënë dorëheqje nga gara e madhe.
Alba dha si arsye presionin që nuk e duron dot më dhe faktin se nuk ndjehet mirë.
Madje e njëjta u shpreh se edhe po nuk e nxori publiku këtë javë, do të jetë vet ajo që vullnetarisht do të lërë shtëpinë. /