Një moment emocional ka ndodhur mes dyshes së Big Brother Vip Kosova, Albës dhe Limit, ku Alba ka shpërthyer në lot gjatë një bisede të hapur mes tyre.
Ajo u shpreh se nuk e përballon dot idenë për ta parë Limin pranë një vajze tjetër, duke treguar hapur ndjenjat e saj.
“Këtu nuk mund të të shoh me një vajzë tjetër”, janë fjalët që Alba ia ka drejtuar Limit, ndërsa emocioni e ka mbërthyer.
“Këto janë gjëra mes tre personash. Di vetëm një gjë: disa i duam, disa na duan, por me të tjerë përfundojmë”, u shpreh nga ana tjetër, Limi, transmeton Klankosova.tv.
Alba theksoi se ndjenjat e saj për Limin kanë qenë të sinqerta dhe të thella, duke treguar se e ka parë gjithmonë si një mashkull me të cilin mund të ndërtojë një të ardhme.
“Të kam veçuar nga të gjithë meshkujt e tjerë dhe të kam parë si njeriun me të cilin mund të krijoj familje, kur të ndihesh ti gati”, tha ajo.






