Alba Pollozhani është parë duke qarë me dënesë në oborr të shtëpisë së famshme.
Kjo për shkak të afrimitetit të Dolces me ish-partnerin e saj, banorin Lim Hoti.
Ajo thotë se ka qenë vet Dolce që në fillim i ka thënë të largohet nga ai, se nuk bën për të.
Foto: Instagram
“Dolce e di realitetin mes meje dhe gjësë time. Dhe ishte Dolce që më thoshte javët e para çka merresh me të, je shumë para”, u shpreh ajo.
Më pas vazhdoi: “Pse shkon Dolce tani ia pranon afrimitetin intim, seksual të atij se i kam parë çfarë kanë bërë. Bie në kontradiktë me veten”.
Limi nga ana tjetër nuk e sheh reale dashurinë e Albës në lidhje me të.
Megjithatë, hyrja e tij në këtë program ka shkaktuar shumë debat e dramë.







