Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur një përplasje së fundmi me njëra-tjetrën për shkak të krevatit.
E gjithë kjo nisi për Lim Hotin pasi Alba nuk ka qenë në dijeni për raportin e tyre.
Ajo i kërkoi që të largohej nga shtrati, gjë që nuk u pranua nga Bia dhe më pas u shkaktua rrëmuja.

Foto: TikTok
“Edhe më gjuajti edhe më shtyu, ishalla nuk e sheh këtë Vëllai i Madh që më gjuajti dhe më shtyu ndërkohë që nuk i bëra asnjë gjë, ia bëra gati valixhen ta sjell poshtë”, tha Alba për Bian.
Ndërkohë ajo ia ktheu: “Mos më prek gjërat e mia”.
“Mos m’u afro te fytyra se zarf i zi, gabimi i tretë që bëre”, i tha në anën tjetër Alba.
Bia nuk shpëtoi pa një reagim tjetër, gjersa shtoi: “Ti vetëm je xheloze”.
E njëjta mendoi se Bia ka pasur lidhje familjare me të, e jo personale. /Telegrafi/






