Hyrja e tij nuk ka kaluar pa reagime, pasi Limi është ish-partneri i Albës, me të cilën kishte pasur një histori të bujshme gjatë pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në reality show-n “Ferma VIP”. Dyshja kishin qenë në një lidhje, e cila më pas kishte përfunduar mes polemikash, veçanërisht pasi Lim Hoti ishte përfolur se kishte nisur një raport me dikë tjetër.
Teksa mbrëmë Alba u pa nën lot për hyrjen e tij, sot si duket është me e qetë.
Ajo me Limin u panë duke nisur rutinën e mëngjesit së bashku.






