Me vjeshtën në prag, përgatitjet janë në maksimum për sezonin e ri televiziv, i cili në Klan Kosova vjen me plot risi.
E gjëja që pritet me kërshërinë më të madhe pa dyshim që është sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova.
Pas një suksesi absolut në sezonin e parë që theu rekorde të shikueshmërisë në shifra që tejkaluan 90% të audiencës “share”, gjithçka po bëhet gati për të nisur edhe më shpejt sezonin e dytë.
Se kapitulli i ri, ai i dyti po fillon, e ka bërë të ditur moderatori Alaudin Hamiti.
Hamiti ka publikuar video nga shtëpia e demoluar në të cilën po punohet me intenzitet të madh për ta ridimensionuar atë tërësisht nga sezoni i parë.
“Ç”vend është ky?“, pyet ai ndjekësit në atë që duket të jetë kuzhina e dikurshme e shtëpisë.
Alaudini ka publikuar edhe një tjetër video nga zyrat dhe tabela e famshme, nga e cila shpesh plot përpiqeshin të kuptonin më shumë nga përmbajtja e spektakleve që fiksuan shqiptarët kudo përpara ekraneve të hënave dhe të premteve. Mezi po presim! /Prive.al/