1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Alaudin Hamiti zbardh eliminimin e Gjestit: Votat e diasporës bënë diferencën!

- Advertisement -

Prezantuesi i tre edicioneve të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të publikut, e njëra ndër to me interesim tejet të lartë ishte televotimi i famshëm, Drilon-Gjesti.

Ai tha se Gjesti u eliminua pasi ‘votat e diasporës bënë diferencën’, transmeton klankosova.tv.

”Ky është aludimi më i kotë që dikush mund ta bëjë. Askush në ate pikë të lojës nuk do që të dalin dy lojtarët më të fortë. Ishte fati i tillë që i ra Leos të jetë kapiten dhe ai të vendosë për të dërguar dy banorë në nominim kokë me kokë”, shkroi Hamiti.

”Kushdo që do eliminohej do të shndërrohej në hero dhe viktimë, sepse të dy ishin kokë me kokë për vendin e parë në finale”.

”Siç e dini votohet nga të gjitha anët, Kosovë e Shqipëri, atë natë votat e diasporës bënë diferencën për ta eliminuar Gjestin nga gara”, shtoi ai.

Moderatori po ashtu u pyet edhe rreth një ‘mllefi’ të supozuar në raport mes dy produksioneve, BBVK dhe BBVA.

Përgjigjen e kuptoni përmes fotografive të mëposhtme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit