8.7 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Alarmon Policia – kaq armë janë konfiskuar në Kosovë brenda një viti e gjysmë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2022 ka konfiskuar 1,473 armë, kurse në gjashtëmujorin e parë të këij viti ka konfiskuar 636 sosh. Ndërsa, të martën më (08.08) gjatë realizimit të operacionit “Goditja” janë kontrolluar 2049 vetura, ku janë gjetur e konfiskuara 6 armë (3 në rajonin e Prishtinës).

Policia gjithashtu ka njoftuar se në kuadër të urdhrit operativ “Sezoni veror 2022” ka kontrolluar 329 mijë vetura, kurse në “Sezonin dimëror 2022-23” ka kontrolluar 160 mijë vetura.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitet, ka hartuar e zbatuar plane operative, ka ndërmarrë fushata me qëllim të ofrimit të sigurisë në përgjithësi dhe gjetjen e konfiskimin e armëve pa leje në veçanti.

“Bazuar në të dhënat e institucioneve përkatëse në vendin tonë janë të regjistruara 435 mijë vetura, vetëm në Prishtinë 86 mijë. Këtë vit (1 janar-8 gusht), kanë hyrë në vendin tonë (janë pajisur me Polisa të sigurimit) mbi 204 mijë vetura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej thuhet se “Policia, vetëm gjatë realizimit të Urdhrit Operativ (UO) ‘Sezoni veror 2022’ ka ndaluar e kontrolluar mbi 329 mijë vetura, kurse gjatë realizimit të Urdhrit Operativ ‘Sezoni dimëror 2022-2023’ ka ndaluar dhe kontrolluar mbi 160 mijë vetura. Numri i armëve të konfiskuara gjatë vitit 2022 është 1,473 armë, kurse në periudhën janar-korrik 2023 janë konfiskuar 636 armë, këto armë nuk janë gjetur vetëm në vetura, por është numri i përgjithshëm i armëve të konfiskuara”.

“Mbrëmë, më 08.08.2023, gjatë realizimit të UO ‘Goditja’ janë kontrolluar 2049 vetura (në rajon të Prishtinës 420), në këto vetura janë gjetur e konfiskuara 6 armë (3 në rajonin e Prishtinës). Referuar, të dhënave të veturave të ndaluara e kontrolluara nga policia, vetëm gjatë realizimit të urdhrit operativ ‘Sezoni veror dhe ai dimëror’ dhe gjatë realizimit të aktiviteteve mbrëmë, përqindja e armëve të gjetura, në krahasim me veturat e kontrolluara, është një armë në disa qindra vetura të kontrolluara”, njofton Policia.

Sipas Policisë, me të dhënat e ofruara, nuk pretendohet të justifikohet armëmbajtja pa leje, nuk pretendohet të minimizohet kjo dukuri e të relativizohet, por të ofrohen disa të dhëna që mund të përdoren për të ofruar një pasqyrë më reale për dukurinë e armëmbajtjeve pa leje.

“Rreth luftimit të  kësaj dukurie duhet aktivitet i përbashkët i institucioneve relevante në vend. Policia do të vazhdojë aktivitetet duke hartuar e zbatuar plane operative, duke ndërmarrë fushata vetëdijësuese dhe për të pasur suksese më të mëdha fton të gjithë qytetarët për bashkëpunim në këtë drejtim”, thotë Policia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit