5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Alarmon Lord Robertson: Kurti e Vuçiq të gjejnë marrëveshje, ndryshe mund të gjendemi në situatën e tmerrshme të ’90-tave

- Advertisement -

Ish-sekretari i NATO-s, tashmë Lord George Robertson ka alarmuar palën kosovare dhe atë serbe, që të gjejnë një marrëveshje.

Në të kundërtën, ai thotë të dyja vendet mund të gjenden në situatën e tmerrshme të viteve ’90, gjë të cilën pohoi se askush s’do ta dëshironte.

”Jo vetëm besim. Detyrim. Po vendos detyrim mbi supet e tyre për të dëgjuar’’, u shpreh për rtv21, Lordi Robertson referuar kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

”Ju jeni dy persona që u jepni këshilla të drejta, të dobishme, ndoshta këshilla të pakëndshme kohë pas kohe”.

”Të dy duhet të gjejnë një marrëveshje sepse në të kundërt, e dini, mund të gjendemi përsëri në në natyrën e tmerrshme të marrëdhënieve gjatë viteve ’90. Kështu që askush nuk do të dëshirojë këtë për njerëzit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit