Ish-këshilltari i Arbërie Nagavcit, Valdrin Dervishaj ka alarmuar me deklarimin e tij në lidhje me dyshimet për korrupsion në ministrinë që drejtoi deri tani Nagavci, që është ajo e Arsimit.
Dervishaj ka përmendur disa pretendime për keqpërdorime , për të cilat e njoftoi ministrin e ri, Hajrullah Çekun.
Sipas tij në këtë ministri vetëm në recepsion s’ka aktakuzë.
“Sot, kur shkoni në zyrë do te pret një sekretare në aktakuzë për korrupsion 4 milion euro. Ky është një nga shumë raste në proces”,deklaroi ai.
Postimi i plotë:
Mirëmengjes Ministër Hajrulla Çeku
Sot, kur shkoni në zyrë do te pret një sekretare në aktakuzë për korrupsion 4 milion euro. Ky është një nga shumë raste në proces.
Pastaj të pret prokurim me aktakuzë për korrupsion.
Të pret udheheqës i finanvave me aktakuzë për korrupsion
Të pret ekzekutim me aktakuzë.
Pra, veç në recepcion s’ka aktakuzë, literalisht.
I dashtun ministër, duke të njohur për guxim dhe parime, e kam një lutje për ty. Nise punën mbarë.
Mbarësi s’ka me njerëz me aktakuzë për korrupsion që ia kanë transferu biznesit 400,000€ në llogari për qef dhe kanë ble shportë rreth 200€ (lexo shportë, jo kontejner).
Tash 13 sugjerime nga përvoja e hidhur aty:
- Zgjidh një sekretar/e me integritet;
- Urgjent ligji për tekste, ky proces duhet të shtetëzohet;
- Një audit rrenjësor prej rregullores së brendshme deri te ndërtimi i çerdheve. Ka shumë dyshime për keqpërdorim në këtë proces;
- Vazhdim i procesit për licencim/testim për mësimdhënës pa vonesë;
- Zbatim strikt i formulës së financimit për Universitetet publike dhe stute të reja sipas modelit të UP-së brenda 6 muajsh;
- Dixhitalizim masiv i proceseve me AShI;
- Rishikim i kurrikulës paraprirë me një hulumtim ndërkombëtar;
- Vazhdim i mbështetjes për mesim dual (20-30% të buxhetit shtetëror, zgjedhja e drejtorit të autoriteti kombetar i kualifikimeve;
- Hiqe maturën dhe testin e arritshmërisë. Dy procese të kota me kosto të lartë;
- Masivisht kthim i truritë në UP, një skemë e propozuar nga KM;
- Formo një ekip të jashtëm (mundësisht ndërkombëtar të udhëhequr nga një ekspert i kalibrit të Visarit) për të rishiku të gjitha investimet kapitale;
- Një sistem nacional i centralizuar për LMS dhe SMP që përfshinë nga çerdhja në universitet;
- Për me i bë të gjitha këto, të duhet një ekip i shkelqyer. Prandaj, fillo nga e para.
Këto do të nxjerrin një nga ministrat më të suksesshëm. A e dini pse? Sepse këto asnjë nga ministrat nuk pati guxim ta bëjë.






