21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Alarmon Fatmir Limaj: Kurti me Asociacionin i dha hise Serbisë në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Sofra e Saliut” në televizionin DTV, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është zhytur në rrenën e vet.

Limaj thotë se 20 vjeçari e bëri shtetin, ndërsa Kurti është zhytur në mashtrim.

“Kurti ka nis me bë lojë fjalësh për me mbulu këtë mashtrim. Sa më shumë që po folë më tepër po futet”, thotë ai.

“Qeveria e ka miratuar në marrëveshjen e Ohrit e ka pranuar marrëveshjen e Asociacionit”, thekson Limaj.

Ai shton se ia kemi hapur një derë të madhe Serbisë me qenë hisedare në Kosovë.

“Asociacioni është ky, shteti serb me pasë hise këtu. Kurti me ekipën e tij e kanë legalizuar përfundimisht me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”, shton Limaj, i cili pohon se Asociacioni është me kompetencë të madhe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit