-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Alarmon eksperti i sigurisë, në rast lufte, ja vendet ku do të godas Serbia pa hy në Kosovë

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës, i cili transmetohet në televizionin DTV, duke folur për veriun e Kosovës, thotë se ajo që duhet të fokusohet Kosova është në atë që e definon shkenca, siç janë politika e jashtme, politika ekonomike dhe politika e mbrojtjes.

“Asnjë shtet në botë këta tre faktor strategjik nuk i kanë me bollëk”, thotë ai, i cili shton se as SHBA nuk i ka me bollëk këto, por bën kombinime.

Ai shton se shtetet e vogla mbijetësn e tyre e kanë duke u bazuar në politikën e jashtme.

“Serbia rreth kufirit të Kosovës i ka tre brigada të motorizuar, janë rreth 500 mjete, 300 tanke dhe 200 mjete tjera të blinduara, janë rerth 100 gryka të altirelisë klasike dhe janë nja tre regjimetne të sistemeve tokë-tokë. Me altireli klasike ata e kapin rreth 80% të territorit të Kosovës, në duhet të kemi nja 4 brigada të motorizuara, nja 4 regjimente të artilerisë klasike dhe sisteme raketore dhe aviacion, për arsye se goditja e parë e tyre do të jenë sistemet, do të goditet Badovci, KEK-u, Batllava dhe nuk ka nevojë Serbia me hy brenda, Ujmani ne mbyllë dhe një muaj ditë na mbanë pa ujë e na ecmi… Ne nuk kemi kapacitete minimale për të përballuar të vetëm një agresion çfarë mund të ndodhë. Për atë arsye prezenca e SHBA-së, NATO-s dhe duhet të jetë prioritet i politikës së jashtme të Kosovës, dhe në çdo variant na rrezikohet jo shtetësia, por qenia jonë biologjike, për arsye se Serbia nuk ka projekt për me na pushtu, ka projekt për me na zhdukë, nuk ka pushuar ende historia e gjenocidit që është kultivu që 1 shekull në Serbi, ata kanë projekte të shfarosjes së shqiptarëve”, thotë ndër tjera ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit