31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Alarmon Dauti: Presioni që po i bëhet Kosovës, rrezikon ta klasifikojë si shtet të dështuar

- Advertisement -

Daut Dauti, analist dhe historian, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet fundit, posaçërisht ato që ai i ka cilësuar si “presion i brendshëm dhe i jashtëm” që po i bëhet Kosovës.

Dauti ka shkruar se këto presione, e kanë në vete edhe rrezikon e klasifikimit të Kosovës si vend i dështuar. E sipas tij, kjo gjendje aktuale, e shpejton procesin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Bashkimi? Presioni (i brendshëm dhe i jashtëm) që po i bëhet Kosovës, bartë në vete rrezikun e klasifikimit të këtij vendi si shtet i dështuar. Si pasojë, kjo gjendje e shpejton procesin e bashkimit me Shqipërinë për shkak se nuk do të mbetet rrugë tjetër e ekzistencës së qenies shqiptare në këtë hapësirë. Dikush mund të thotë se kjo gjë është e pamundshme. Sot po, por nesër jo. Në situatën ku cehohet ekzistimi i subjektivitetit ndërkombëtar, dhe ku krijohen kriza që pamundësojnë përparimin, gjendja ndryshon shpejt për shkak se ndryshojnë ndjenjat dhe mentaliteti i njerëzve. Fakti që mbetet ende i paqartë është se cili do të jetë territori i Kosovës me të cilin ky vend do të hynte në Shqipëri?”, shkroi ai.

Të ngjashme

Të fundit