Anëtari i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për mosndarje të mjeteve shtesë për KQZ-në në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale.
Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti po refuzon ndarjen e mjeteve që i ka kërkuar KQZ-ja.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se zvarritja e ndarjes se këtyre mjeteve do të shkaktojë pasoja të thella për integritetin e votës.
“Zgjedhjet nuk janë luks në një shtet demokratik ato janë themeli i legjitimitetit. Por në Kosovë, ky themel është sot në rrezik për shkak të “refuzimit” të Qeverisë për të miratuar buxhetin shtesë të kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet lokale që janë shpallur para 1 muaji. Ky nuk është një vonim teknik. Nëse nuk ndahet buxheti është një vendim politik me pasoja të thella për integritetin e votës, besueshmërinë e institucioneve dhe besimin e qytetarëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, ka shkruar Gashi.