Zvicra është alarmuar nga rritja e kontabandës së cigareve.
Veç vitin e kaluar, në tregun e atjeshëm raportohet se kanë hyrë 300 milionë cigare të paligjshme ose 15 milionë pako.
Kjo sasi do të ishte e mjaftueshëm të konsumoheshin nga 1 mijë persona çdo ditë për një periudhë 41 vjeçare.
Ky fenomen shqetësuese u bë temë e trajtimit nga gazeta e njohur zvicerane Blick.ch.
Sipas kësaj gazete, 80 milionë cigare ilegale kanë ardhur nga Kosova, 20 milionë nga Serbia dhe 10 milionë nga Portugalia. Ndërkohë, më shumë se gjysma e mallrave të kontrabanduara nuk mund të identifikoheshin saktë nga cilat vende vijnë.
Ndërkohë që shitjet legale të cigareve në Zvicër kanë rënë nga 9 miliardë në 7.5 miliardë, thuhet se tregu i paligjshëm është rritur me 50 për qind gjatë katër viteve të fundit.
Kjo i ka sjellur një dëm financiar shtetin zviceran prej 76 milionë frangash.
Studimi i publikuar nga firma konsulente KPMG, që përfshin 38 tregje evropiane, tregon se 3.5 për qind e konsumit të cigareve në Zvicër është i paligjshëm, një përqindje e ulët, por që po shënon rritje.
Në nivel evropian, shifrat janë edhe më tronditëse – 52.2 miliardë cigare ilegale janë konsumuar në 2024, ose 10 për qind e krejt tregut.
Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër vendet më të prekura, me përqindje të kontrabandës që arrijnë 26 për qind në Britani.
Sipas KPMG, 19.4 miliardë euro të ardhura tatimore janë humbur në gjithë Evropën si pasojë e këtij fenomeni.