![Alarmohet policia në Istog, një person e mban dhunshëm shtetasen e Shqipërisë në veturë Alarmohet policia në Istog, një person e mban dhunshëm shtetasen e Shqipërisë në veturë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/WH-Policia-111-720x480-1.jpg)
Një rast i “privimit të kundërligjshëm nga liria” është raportuar të ketë ndodhur dje në Istog.
Policia bën me dije se është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti dhunshëm e kishte futur në veturën e tij viktimën femër shtetase të Shqipërisë.
Pasi e kishte mbajtur viktimën në veturë për rreth 4 orë, të njëjtën e kishte liruar.
Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.