Një alarm i tretë për bombë është ndezur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Një person ka telefonuar policinë dhe u ka thënë atyre se ka vendosur mjet shpërthyes në stacion.
Menjëherë pas saj, policia ka larguar të gjithë njerëzit dhe autobusët nga ambienti i stacionit.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, kanë thënë nga policia.