-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Alarmi i përfaqësuesve të bizneseve: Qeveria po e kap Odën Ekonomike

- Advertisement -

Qeveria po planifikon ta kap Odën Ekonomike të Kosovës, e ta monopolizojë atë në përfaqësim të bizneseve.

Kjo është përshtypja e dhomave tjera afariste, pasi e kanë pranuar koncept-dokumentin që rekomandon ndryshime ligjore për OEK-un.

Drafti i Ministrisë së Tregtisë, parasheh që të gjitha bizneseve t’u bëhet i detyrueshëm anëtarësimi me pagesë në Odën Ekonomike, e cila duhet po ashtu ta përmirësojë strukturën organizative.

Zana Beqiri nga Dhoma e Tregtisë thotë se kjo nismë ua humb rolin shoqatave tjera të ngjashme.

“Nuk garanton pavarësi, jep shumë pak hapësirë biznesit në vendimmarrje, krijon mundësi të monopolizimit”, thotë ajo për Klan Kosova.

Kurse Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë se anëtarësimi duhet të lihet në vullnet të bizneseve, sikurse edhe organizata ku duan të marrin pjesë.

“Pse të bëhet detyrimore në vend se ato të lihen që në vullnetin e tyre të lirë, sipas lirisë së asociimit, të vendosin nëse duan të jenë pjesë e një organizimi të tillë”, shprehet Zeka.

Prandaj këta konsiderojnë se pushteti po do ta shtrijë dorën direkt në OEK.

“Ajo që është shqetësuese dhe frikësuese duket të jetë tendenca e ministres së Tregtisë dhe Industrisë të vë në kontroll Odën Ekonomike të Kosovës”, deklaron Zeka.

Ndërsa Beqiri parashikon se “bizneset do të kenë zë shumë më pak sa i përket përmirësimit të politikave dhe klimës biznesore në Kosovë”.

Në Kosovë ekzistojnë disa subjekte ekonomike që përfaqësojnë interesat e bizneseve, e që shumica prej tyre nuk kanë aq marrëdhënie të mira me pushtetin aktual, për shkak të qëndrimeve kritike.

Me ligjin e ri potencial, Oda Ekonomike do të hynte në ombrellën Kushtetuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit