-12.5 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Alarmi i Musmuratit në Bruksel për “autoritarizmin e Kurtit”, Bajqinovci i reagon: Demokracinë s’e rrëzon propaganda

- Advertisement -

Ish-deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Besianë Musmurati, pasi kjo e fundit në një fjalim në Parlamentin Evropian ka ngritur shqetësime se Qeveria Kurti po e instalon në Kosovë mendësinë autoritare.

Sipas Bajqinovcit një qëndrim i tillë është kundër zgjedhjeve më demokratike në Kosovë.

“Opozita në turne diplomatik… kundër zgjedhjeve më demokratike në Kosovë.Imagjinoni çfarë thonë nëpër zyra dhe forume ndërkombëtare për votën e qytetarëve të vet. “Po instalohet mendësi,,,,,Demokracinë s’e rrëzon propaganda, e forcon vullneti i popullit”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i Musmuratit:

Në Parlamentin Evropian, pata nderin të flas në konferencën e organizuar nga grupi parlamentar Renew Europe. 🇪🇺🇽🇰

Në fjalën time, ngrita alarmin për domosdoshmërinë e monitorimit të rreptë të tendencave autoritare të qeverisë së fundit. Në Kosovë po instalohet një mendësi e rrezikshme qeverisëse:

📔 Minimi i rendit kushtetues: Me mbi 15 shkelje të Kushtetutës, qëllimi është i qartë – shndërrimi i institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore në vegla për përndjekjen e kundërshtarëve politikë, mediave dhe shoqërisë civile.

📉 Liria e Medias në rënie të lirë: Sulmet sistematike ndaj gazetarëve dhe tentativat për mbylljen e mediave na kanë zbritur në nivelet më të ulëta historike sipas “Reporters Without Borders”.

⚖️ Presioni mbi Gjyqësorin: Ndërhyrjet direkte dhe linçimet publike ndaj prokurorëve e gjyqtarëve po cenojnë rëndë shtyllën e shtetit të së drejtës.

Republika e Kosovës është arritja jonë më e madhe historike. Liria brenda saj është po aq e shenjtë sa liria e vetë shtetit. Rruga jonë është ajo e vlerave perëndimore dhe e lirisë, jo e autoritarizmit!

Të ngjashme

Të fundit