Opinionisti Dardan Sejdiu, ka ngritur alarmin se sektori prodhues në Kosovë për herë të parë ka rënie prej 9 për qind.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Sejdiu po ashtu tha se është thellësisht brengosëse se si spektri politik e projekton zhvillimin e vendit ndaj qytetarëve.
“Sektori prodhues për herë të parë ka rënie prej 9 për qind, pra për herë të parë në një ekonomi që është komplet import”, tha ai.
“Janë disa elemente që janë thellësisht brengosëse për mua, dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me zotëri Kurtin, por edhe me mënyrën se si na e projekton një pjesë e madhe e politikës zhvillimin. Kosova sot është vendi më i varfër në rajon, e ka disbalancin më të madh tregtar, pra diferencën e mallrave që i blejmë dhe i shesim jashtë vendit. Me e përkthy ma thjeshtë, sa para i qesim prej Kosovës dhe sa hynë në Kosovë si pasojë e shkëmbimit të mallrave”, tha Sejdiu.
Sipas tij, Kosova qet jashtë vendit rreth 10 herë më shumë para, sesa fut brenda saj.






