Manchester City u takua me një nga agjentët e Kylian Mbappes një ditë para se ai t’i thoshte PSG-së se dëshiron të largohet, sipas raportimeve në Spanjë.
Zyrtarët e klubit thuhet se folën me një nga përfaqësuesit e sulmuesit në një takim joformal. Të martën, sulmuesi francez i tha presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi se dëshiron të largohet gjatë verës, dhe deri të enjten kjo ishte në dijeni të publikut.
Real Madridi është favorit për të rrëmbyer Mbappen kur kontrata e tij skadon në qershor dhe Mail Sport raportoi se ata kanë dritën jeshile për nënshkrimin e tij.