-8.8 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Alarm te Inter Miami, superylli Leo Messi do të mungojë për të paktën 3 ndeshje në MLS

- Advertisement -

Messi do të thirret në kombëtaren e Argjentinës për ndeshjet kundër Ekuadorit (8 shtator) dhe Bolivisë (12 shtator) për kualifikueset e Botërorit. Gjatë kësaj periudhe kampionati i MLS-së nuk do të ndërpritet, ndaj Inter Miami do të duhet të bëjë pa yllin ‘albicelest’, i cili është në formë të shkëlqyer.

Trajneri i Inter Miami, Gerardo ‘Tata’ Martino, e ka konfirmuar lajmin se Lionel Messi do të mungojë për të paktën tre ndeshje në MLS dhe shpjegoi pse argjentinasi nuk ishte në formacionin startues në ndeshjen e fundit, 2-0 kundër New York Red Bulls.

“Mendoj se Messi kishte nevojë për pushim në ndeshjen e fundit, po ashtu edhe Busquets. Nëse nuk ka probleme, Messi do të startojë në ndeshjen e ardhshme.

Duhet të mësohemi me të. Messi do të mungojë të paktën tre ndeshje. Ai do të thirret në kombëtare dhe do të duhet të vazhdojmë serinë e fitoreve pa të.

E kuptoj që ky opsion (ndeshjet të shtyhen gjatë ndeshjeve të ekipeve kombëtare) po analizohet për vitin e ardhshëm. Ndoshta atëherë do të ndodhë”,- tha Martino, cituar nga “ESPN”.

Në nëntë ndeshjet e tij të para me Inter Miami, Messi ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë tre asistime. Ylli argjentinas ishte vendimtar në triumfin e Kupës së Ligës, ndërsa të dielën debutoi edhe në MLS, duke arritur të shënojë në ndeshjen kundër New York Red Bulls, të fituar 2-0 nga skuadra e tij.

Një muaj nga tani, më 27 shtator, Messi mund të shtojë në rekordin e tij me trofeun e dytë të Inter Miami. Skuadra do të luajë finalen e Kupës së Open US kundër Houston Dynamo.

Në kampionat, Inter Miami renditet i 14-ti, i parafundit në Konferencën Lindore, me 21 pikë të grumbulluara në 23 javët e para. Skuadra e Messit ka luajtur më pak ndeshje se të gjithë kundërshtarët e tjerë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit