Policia e Kosovës ka dalë në Rrugën B në Prishtinë pas raportimeve për një mjet të dyshuar.
Njësitet përkatëse kanë kryer kontrollet, mirëpo, në cantë nuk ka pasur ndonjë mjet shpërthyes.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes”.