Policia e Kosovës e ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pasi që dyshohet për bombë.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në rektorat është pranuar një e-mail anonim me përmbajtje kërcënuese.
Në njoftim, Policia e Kosovës ka njoftuar se është njoftuar nga stafi i rektoratit se në adresën e tyre elektronike, pra të rektoratit të Universitetit të Prishtinës, është pranuar një mesazh kërcënues për mjet shpërthyes, transmeton Scanner.
Njoftimi i Policisë:
Informacion zyrtar
Prishtinë, 17 maj 2022
Sot në orët e pasditës, Policia e Kosovë është njoftuar nga stafi i rektoratit se në adresën e tyre elektronike, pra të rektoratit të Universitetit të Prishtinës, është pranuar një mesazh kërcënues për mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar të gjitha njësitete e saja relevante, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe evakuimin e personelit nga ndërtesa e rektoratit.
Nga njësitet për trajtimin e rasteve të tilla po vazhdojnë procedurat e kontrollit dhe verifikimit.
Më pas do t’iu njoftojmë me të rejat rreth këtij rasti.