Klubet arabe duket se nuk kanë ndërmend ta ndalojnë “çemndurinë” e tyre këtë merkato vere, teksa pas një sërë futbollistësh të afruar deri me tani, duan të vazhdojnë e të shtojnë kualitetin në kampionatin e tyre.
Sipsa raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, është skuadra e Al-Nassr ajo që kërkon goditjen e radhës, teksa bëhet fjalë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Seko Fofana, i cili aktivizohet te francezët e Lens.
Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe francezët do të marrin 30 milionë euro nga transferimi i 28-vjeçarit, teksa pritet që gjithçka të përfundojë në ditët në vazhdim, me mesfushorin që ditën e sotme ka kryer pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore në Portugali.