24.4 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Al Nassr nuk ndalet, tani synon yllin e Bayernit

- Advertisement -

Al Nassr ka nisur zyrtarisht negociatat për të transferuar yllin francez të Bayern Munich, Kingsley Coman. Klubi nga Arabia Saudite e ka bërë 28-vjeçarin objektivin kryesor për krahun e majtë, duke synuar ta afrojë në këtë merkato verore.

Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet mes dy klubeve kanë filluar dhe Al Nassr është i gatshëm të bëjë një ofertë të majme për kampionin e botës 2018.

Coman, i cili prej vitesh është një nga lojtarët më të shpejtë dhe teknikë të Bundesligës, shihet si përforcimi ideal për të rritur fuqinë ofensive të skuadrës nga Arabia Saudite.

Ky është një tjetër lëvizje ambicioze e Al Nassr pas afrimit të Inigo Martínez dhe zyrtarizimit të João Félix. Nëse marrëveshja finalizohet, Coman do të bashkohet me yje si Cristiano Ronaldo, Sadio Mané e Aymeric Laporte në një skuadër që po synon dominimin e futbollit aziatik dhe garën serioze në AFC Champions League.

Të ngjashme

Të fundit