1.3 C
New York
Sunday, March 1, 2026

Buy now

Al-Nassr lëshon deklaratë pas sulmeve nga Irani

- Advertisement -

Skuadra e Al-Nassr nga Saudi Pro League dhe Konfederata e Futbollit Aziatik (AFC) kanë lëshuar deklarata pasi tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve të Azisë dhe Challengeliga u shtynë pas sulmeve ndaj Iranit.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një “operacion të madh ushtarak” kundër Iranit në orët e para të së shtunës, disa ditë pasi bisedimet SHBA-Iran për programin bërthamor përfunduan.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se qëllimi i sulmeve është “mbrojtja e popullit amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra nga një sulm ajror amerikan dhe izraelit mbi zyrën e tij në Teheran të shtunën në mbrëmje.

Konflikti ka ndikuar në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, me Iranin që ka nisur sulme hakmarrëse ndaj bazave ushtarake amerikane dhe izraelite në Katar, Jordani dhe Bahrein. Shpërthime janë dëgjuar edhe në Dubai, ndërsa mbetje nga sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme.

Si reagim ndaj situatës, Konfederata e Futbollit Aziatik konfirmoi se katër ndeshje të Ligës së Kampionëve, të planifikuara për këtë javë, janë shtyrë.

Një prej tyre është çerekfinalja mes Al-Nassr dhe skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Wasl, që duhej të zhvillohej në Dubai.

Cristiano Ronaldo, i cili muajin e kaluar kishte “hyrë në grevë” nga ndeshjet e Al-Nassr për shkak të një mosmarrëveshjeje të raportuar për shpenzimet në merkato, është rikthyer në aksion dhe do të ishte i gatshëm për ndeshjen e Ligën e Kampionëve 2 – ekuivalenti aziatik i Ligës së Evropës.

Al-Nassr njoftoi në orët e para të së dielës se ishte informuar nga AFC që ndeshja ishte “shtyrë deri në një njoftim të dytë”.

AFC publikoi dy deklarata në faqen e saj zyrtare lidhur me garat kontinentale dhe Kupën e Azisë për Femra, që aktualisht po zhvillohet në Australi.

Për Kupën e Azisë, ata deklaruan se “do të vazhdojnë ta vlerësojnë me kujdes situatën në interesin më të mirë të të gjithë të përfshirëve, duke u udhëhequr gjithmonë nga mirëqenia e lojtarëve dhe fryma e unitetit”.

“Në dritën e situatës në zhvillim në Lindjen e Mesme, AFC konfirmon se ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave të AFC Champions League Elite 2025/26 në Rajonin e Perëndimit, të planifikuara fillimisht për 2-3 mars 2026, do të riplanifikohen,” thuhet në deklaratën e dytë.

“Gjithashtu, ndeshjet e para çerekfinale të AFC Champions League Two dhe AFC Challenge League që përfshijnë skuadra nga Rajoni i Perëndimit, të planifikuara për 3-4 mars 2026, janë shtyrë deri në një njoftim të dytë.

Ndeshjet që përfshijnë klube nga Rajoni i Lindjes në të gjitha garat e klubeve të AFC do të zhvillohen sipas planit fillestar.

AFC do të vazhdojë ta monitorojë nga afër këtë situatë që po ndryshon me shpejtësi dhe mbetet e vendosur për të garantuar sigurinë e lojtarëve, ekipeve, zyrtarëve dhe tifozëve.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit