Sport

Al-Nassr eliminohet nga Superkupa, Ronaldo nuk lë gjurmë

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Al-Nassr është eliminuar në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ekipi ku luan edhe Cristiano Ronaldo u mund me rezultat 3:1 nga Al-Ittihad.

Romarinho dhe Hamdallah shënuan për Al-Ittihad në pjesën e parë.

Epërsia u ngushtua nga Talisca, por në fund të ndeshjes Shanqeeti realizoi për epilogun e këtij takimi.

Cristiano Ronaldo luajti nga minuta e parë deri te e fundit në këtë takim, por që nuk arriti të lërë gjurmë.