11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Al-Nassr eliminohet nga Kupa e Mbretit, rrezikon të mbetet pa asnjë trofe këtë sezon

- Advertisement -

Al-Nassr është eliminuar nga Kupa e Mbretit në Arabinë Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Dinko Jelicic pësoi humbje sonte në gjysmëfinale ndaj Al-Wehda.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “MRSOOL Park” përfundoi me rezultatin 0:1.

Jean-David Beauguel e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën mysafire, në minutën e 23-të.

Te vendasit tërë ndeshjen e zhvilloi Cristiano Ronaldo, por nuk ia doli të lë gjurmë.

Vlen të theksohet se Al-Wehda nga minuta e 53-të luajti me një futbollist më pak, pasi Abdullah Al Hafith u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Al-Wehda në finale të Kupës së Mbretit do të takohet me Al-Hilal.

Në anën tjetër, Al-Nassr rrezikon të mbyllë sezonin pa asnjë trofe – pasi edhe në kampionat është në pozitën e dytë në tabelë me 53 pikë, tri më pak se lideri, Al-Ittihad, që ka një ndeshje më pak.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit