Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr është deklaruar sa i përket çështjes së kontratës së Cristiano Ronaldos.
Yllit portugez do t’i skadojë kontrata aktuale me klubin nga Saudi Pro League shumë shpejt dhe ende nuk ka asgjë konkrete rreth vazhdimit të saj, përpos që përmenden shuma stratosferike.
“CR7” në statusin e fundit la të kuptohet që do të largohet nga Al Nassr me një postim që dukej të ishte i lamtumirës, por që klubi saudit po shpreson ende, shkruan “Gazeta Express”.
“Jemi në kontakt për ta rinovuar kontratën e Cristiano Ronaldos dhe ne me të vërtetë shpresojmë që ai të vazhdojë me ne këtu në Al Nassr.”
“Prezenca e Ronaldos që në fillim është projekt kombëtar. ‘CR7’ është një fenomen i madh në historinë e futbollit, ai e ndihmoi Ligën Saudite të rritet.”
“Çdo ditë në media shfaqet një klub i ri i interesuar për Ronaldon, por ne shpresojmë që ai të qëndrojë këtu.”
Sot, tifozët e Real Madridit përmes një baneri të shfaqur, kërkuan nga presidenti Florentino Perez ta rikthejë në skuadër 40 vjeçarin, të paktën për Botërorin e Klubeve, i cili do të mbahet nga 15 qershori deri më 13 korrik.