“The Telegraph” zbulon detaje nga takimi i presidentit të PSG-së, Naser Al-Khelaifi dhe presidentit të Tottenhemit, Daniel Lewi, për blerjen e një pjese të aksioneve të “Spursave”.
Pronarët katariotë të PSG-së po kërkojnë që të investojnë në një klub të Premier Ligës.
Al-Khalaifi, i cili është edhe presidenti i kompanisë “Qatar Sports Investments”, zotëron përveç klubit të PSG-së në Europë, edhe një pjesë të aksioneve të klubit portugez të Bragës, por duan të zgjerojnë portofolin e tyre.
Ata nuk janë të interesuar për blerjen 100% të aksioneve të dy klubeve të hapura për të shitur aksionet e tyre, si United dhe Liverpooli, por i kanë propozuar Tottenhemit blerjen e 25% të aksioneve të tyre për 1 miliard paund.
Tottenhemi e mohoi për “Sky Sports” që takimi i shumëpërfolur në një hotel të Londrës javën e shkuar të ishte mbajtur, por më vonë pranuan se ishte një takim miqësor dhe nuk kishte asnjë qëllim biznesi.