Sulmuesi i Atletico Madridit, Angel Correa, ka të ngjarë të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.
Mediat spanjolle raportojnë se Al-Ittihad po i ofron atij një kontratë trevjeçare me vlerë 60 milionë euro.
Angel Correa ka humbur besimin e trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, prandaj po mendon ta pranojë këtë ofertë. Ai kishte një ofertë nga Al-Shabaab në afatin kalimtar të verës.
Al-Shabaab ofroi fillimisht 30 milionë, pastaj 40 milionë euro, por më pas Atlético nuk e lejoi të largohej sepse klubi nuk kishte kohë ta sillte një zëvendësues. Supozohet se tani Atlético do ta pranojë ofertën e Al-Ittihad në lartësi të njëjtë.
Nëse Correa largohet nga Madridi, Atlético do t’i investojë paratë e transferimit të tij te lojtari 22-vjeçar i Atalantas dhe kombëtares argjentinase, Toyago Almada.