Lamine Yamal, talenti i Barcelonës, është në qendër të një stuhie mediatike pas një oferte historike prej 400 milionë eurosh nga klubi saudit Al-Hilal.
Ky transferim mund të shënojë shifrën më të lartë në historinë e futbollit botëror.
Me vetëm 18 vjeç, Yamal ka lënë gjurmë të pashlyeshme te Barcelona por edhe te Spanja.
Zgjatja e kontratës së tij me Barcelona deri në vitin 2031, me një pagë vjetore afërsisht 21 milionë euro, tregon besimin e klubit te potenciali i tij.
Megjithatë, oferta e Al-Hilal ka hedhur hije mbi të ardhmen e tij në “Camp Nou”.
Klubi saudit ka ofruar 400 milionë euro për Yamal, një shumë që tejkalon ndjeshëm vlerën e tij aktuale në treg, dhe gjithashtu përfshin një kontratë prej shtatë sezonesh për talentin e ri spanjoll, raporton “Fichajes”.
Yamal po monitorohet edhe nga Paris Saint-Germaini.