12.3 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Al Hilal ofron 400 milionë euro për Yamalin

- Advertisement -

Lamine Yamal, talenti i Barcelonës, është në qendër të një stuhie mediatike pas një oferte historike prej 400 milionë eurosh nga klubi saudit Al-Hilal.

Ky transferim mund të shënojë shifrën më të lartë në historinë e futbollit botëror.

Me vetëm 18 vjeç, Yamal ka lënë gjurmë të pashlyeshme te Barcelona por edhe te Spanja.

Zgjatja e kontratës së tij me Barcelona deri në vitin 2031, me një pagë vjetore afërsisht 21 milionë euro, tregon besimin e klubit te potenciali i tij.

Megjithatë, oferta e Al-Hilal ka hedhur hije mbi të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Klubi saudit ka ofruar 400 milionë euro për Yamal, një shumë që tejkalon ndjeshëm vlerën e tij aktuale në treg, dhe gjithashtu përfshin një kontratë prej shtatë sezonesh për talentin e ri spanjoll, raporton “Fichajes”.

Raportimet tregojnë se Barcelona ka refuzuar fillimisht këtë propozim, duke theksuar dëshirën për ta mbajtur Yamal si një pjesë kyçe të projektit sportiv, por presioni financiar dhe ambiciet e lojtarit mund të komplikojnë situatën.

Yamal po monitorohet edhe nga Paris Saint-Germaini.

Të ngjashme

Të fundit