16.6 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Al-Hilal i ofron Osimhenit një pagë marramendëse, duket afër që ta bindë që të largohet nga Evropa

- Advertisement -

Victor Osimhen vazhdon të mbetet një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar të verës, dhe ofertat për të nuk kanë të ndalur. Sipas raportimeve nga Turqia, gjigantët sauditë të Al-Hilal janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit të Napolit një pagë rekord prej 50 milionë eurosh në sezon për ta bindur që të transferohet në Lindjen e Mesme.

Ofertat ndaj Osimhenit kanë ardhur edhe më herët nga Al-Hilal. Siç raportoi javën e kaluar gazetari italian Alfredo Pedullà, sulmuesi nigerian e kishte refuzuar një tjetër ofertë të majme prej 30 milionë eurosh në sezon, edhe pse klubi saudit kishte qenë gati të aktivizonte klauzolën e lirimit në kontratën e tij, me vlerë 75 milionë euro.

Al-Hilal nuk ka hequr dorë, pavarësisht refuzimit të parë dhe faktit se nuk e arritën afatin që donin për ta pasur Osimhenin para Kupës së Botës për Klube.

Sipas gazetarit turk, Yagiz Sabuncuoglu, oferta e re është shumë më e lartë dhe synon ta bindë përfundimisht sulmuesin që të braktisë Evropën.

Ndërkohë, edhe klubet evropiane vijojnë të jenë të vëmendshme. Arsenal, Manchester United dhe Chelsea janë në garë, edhe pse po shqyrtojnë alternativa të tjera.

Juventusi, nga ana tjetër, e ka ndjekur prej kohësh Osimhenin, por Napoli do të pranonte ta shiste tek “Zonja e Vjetër” vetëm si zgjidhje të fundit, pasi nuk dëshiron të përforcojë një rival të drejtpërdrejtë në Serie A.

Napoli, pavarësisht interesimit të madh për Osimhenin, nuk është i prirur ta shesë atë me çmim të ulët. Klubi italian e sheh nigerianin si një pasuri të madhe dhe është i vendosur të respektojë vlerësimin që i ka bërë, duke pritur ofertën e duhur në aspektin ekonomik dhe strategjik.

Të ngjashme

Të fundit