Surprizat në Botërorin e klubeve po vazhdojnë.
Pas eliminimit të Interit nga Fluminense, tashmë edhe kampioni në fuqi, Manchester City u eliminua nga Al-Hilal.
Loja përfundoi me rezultat 3:4 në favor të gjigandit arab që fitoi në vazhdime.
Ky triumf erdhi si hakmarrje e Simone Inzaghit, pas asaj humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve me Interin në vitin 2023.
Golat u realizuan nga Marcos Leonardo, që shënoi dy gola, Koulibaly dhe Malcom për Al-Hilalin, ndërsa për Cityn realizuan Bernardo Silva, Erling Haaland dhe Phil Foden.
Al-Hilal, në çerek-finale do të përballet me gjigantin brazilian, Fluminense me ndeshjen që zhvillohet, më 4 korrik.