0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Al-Hilal dërgon ofertë zyrtare për Lionel Messin, mbi 400 milionë euro për vit

- Advertisement -

Al-Hilal ka marrë hapin e parë në transferimin e mundshëm të yllit së PSG-së, Lionel Messi.

Skuadra arabe ka bërë ofertën e parë zyrtare drejt argjentinasit, ku kanë ofruar mbi 400 milionë euro për vit.

Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se oferta e parë është dërguar, por që prioriteti i Messit vazhdon të jetë qëndrimi në Evropë.

“Al Hilal ka dërguar ofertën e parë zyrtare te Leo Messi, pagë që vlen mbi 400 milionë euro për vit. Prioriteti i Messit është absolut: Të vazhdojë në Evropë”.

Tutje, Romano bën të ditur se Barcelona po pret për të parë rregullat financiare nëse kanë të drejtë të nënshkruajnë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

“Barcelona është duke pritur për rregullat financiare që të dërgojë ofertë zyrtare dhe të nis negociatat. Oferta e PSG-së nuk është pranuar në këtë fazë shkaku që Messi dëshiron garantim në aspektin sportiv”.

“RMC Sport” ditën e martë njoftoi se Messi do të largohet përfundimisht nga skuadra franceze.

Messi gjithnjë ka shprehur dëshirën të vazhdojë në Evropë sidomos pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe mbetet për t’u parë nëse do ta konsiderojë kalimin në Arabinë Saudite.

Përndryshe, Al-Hilal është rivali i Al Nassr, skuadër kjo që e transferoi Cristiano Ronaldon, ku portugezi fiton rreth 200 milionë euro për vit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit