Theo Hernandez do të largohet përfundimisht nga Milani.
Mbrojtësi i majtë francez do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Në fakt, klubi nga Saudi Pro League ka arritur marrëveshje me “Rossoneri” për transferimin e futbollistit, me të cilin e kishte gjetur gjuhën e përbashkët paraprakisht.
Nga shitja e futbollistit francez Kuqezinjtë do t’i fitojnë 25 milionë euro.
Një mbrojtës kualitativ i krahut të majtë për trajnerin Simone Inzaghi.
Shumë shpejt do të arrijë edhe zyrtarizimi…
27 vjeçari ishte transferuar tek Milani në vitin 2019 ndërsa para pak vitesh ishte njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë.
E së fundmi kishte rënie të formës dhe probleme me trajnerët e me disiplinën.
Tash Milani do të vihet në kërkim të një mbrojtësi të majtë kualitativ.