Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ahli ka hyrë në bisedime me Leo Messin për një transferim të tij të mundshëm në Saudi Pro League, njofton mediumi francez “L’Equipe”.
Klubi saudit po mundonet ta bind legjendën argjentinase që t’i japë fund eksperiencës amerikane për t’iu bashkuar sheikëve.
Al-Ahli kishte tentuar ta transferonte 38 vjeçarin edhe dy vjet më parë, por kampioni i botës me Argjentinën e kishte preferuar ligën MLS, respektivisht klubin Inter Miami.
E me amerikanët ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germanit ka kontratë deri në dhjetor të këtij viti dhe s’ka vendosur ende se ku do të luajë në vitin 2026.
Gjithnjë sipas mediumit francez, fituesi i Ligës së Kampionëve Aziatike ishte munduar ta bindte lojtarin argjentinas në javët e fundit.
Aspekti financiar nuk është zbuluar, por këtë problem nuk e ka aspak klubi i pasur saudit.
Do të ishte vërtet spektakolare t’i shohim Messin e Ronaldon duke luajtur prapë në të njëjtën ligë