9.7 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Akuzoi se gjyshi i tij kishte punuar në ish sistemin jugosllav- Ramabaja i kërkon falje publike Përparim Grudës: Cenova dinjitetin e tij

- Advertisement -

Ramabaja, në debat me Grudën ia përmendi atij gjoja gjyshin me aludimin që i kishte punuar në ish-sistemin jugosllav. Ia huqi tërësisht. Bëhej fjalë për një person tjetër me mbiemër të njëjtë, por me emër të ndryshëm.

Në një kundërpërgjigje, deputeti sqaroi se gjyshi i tij, në fakt nuk kishte punuar asgjë tjetër përpos “arave të Polacit”, fshatit të Drenasit prej nga e ka origjinën familja e tij.

Ndonëse u tërhoq nga akuzat për veprimtarinë e gjyshit të Grudës menjëherë pas përgjigjes së deputetit në emisionin Debat Plus të hënën, Ramabaja ka kërkuar sot publikisht falje publike për rastin.

“Kolegut Përparim GRUDA i kërkoj falje publikisht”, tha Ramabaja në një postim në Facebook. “Në traditën perendimore, kërkimfalja lidhet ngushtë me konceptin e autonomisë morale, ashtu siç e trajtonte filozofi gjerman Immanuel Kant: njeriu është i lirë vetëm kur vepron sipas ndërgjegjes së vet dhe pranon pasojat e veprimeve të tij”.

Ramabaja u shpreh se kërkimi i faljes “nuk është akt nënshtrimi, por shprehje e lirisë morale”.

“Mbrëmë, në emisionin Debat Plus, pata një shkarje nga natyra ime, duke u lëshuar në interpretim të gabuar të fakteve dhe të informacioneve të pjesshme që kisha në dispozicion, duke u bërë kështu pre e logjikës së palës që përfaqësonte kolegu Përparim Gruda – një palë që, për një kohë të gjatë dhe sot, ka ndjekur e ndjek një qasje linçuese ndaj meje në sferën publike”, tha ai.

“Duke e rishikuar sot emisionin, jam i ndërgjegjshëm se mund ta kem cenuar dinjitetin e kolegut tim, z. Gruda. Për këtë arsye, përmes kësaj kërkimfaljeje publike, të cilën e konsideroj një akt që tejkalon dimensionin personal, dua ta shndërroj atë në kontribut për kujtesën kolektive dhe për pajtimin si akt moral”, vijoi Ramabaja.

Të ngjashme

Të fundit