Home Lajme Akuzoi Kushtetuesen, Kica-Xhelili i thotë Haxhiut: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik

Akuzoi Kushtetuesen, Kica-Xhelili i thotë Haxhiut: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik

0
Akuzoi Kushtetuesen, Kica-Xhelili i thotë Haxhiut: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave të Qeverisë së Kosovës.

“Ministrja Haxhiu paska përsëritur se Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformave. Na vjen keq ministre. Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik që nuk përfill kushtetutshmërinë, e ndoshta s’po të pengon më kushtetutshmëria e Republika”, shkroi Kica-Xhelili në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1132719248115526&id=100041323851797&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version