Home Sport Akuzohet se dhunoi një 20-vjeçare, prokuroria kërkon nëntë vjet paraburgim për Dani Alves

Akuzohet se dhunoi një 20-vjeçare, prokuroria kërkon nëntë vjet paraburgim për Dani Alves

0
Akuzohet se dhunoi një 20-vjeçare, prokuroria kërkon nëntë vjet paraburgim për Dani Alves

Ish-futbollisti i Barcelonës Dani Alves, mund të dënohet me nëntë vjet burgim.

Kjo pasi ai akuzohet se më 30 dhjetor 2022, e kishte dhunuar një 20-vjeçare, në një klub të natës në Barcelonë.

Organi i akuzës përpos dënimit të lartcekur ka kërkuar edhe një dënim (gjobë) prej 150 mijë eurosh, që do t’i shkonte viktimës si kompensim, për dëmin.

Braziliani, fillimisht e kishte mohuar ngjarjen, por më pas kishte thënë se marrëdhënia intime kishte ndodhur me pajtimin e dy palëve.

Në kohën kur 40-vjeçari, u fut në burg ishte ende pjesë aktive në botën e futbollit teksa aktivizohej me Pumas në Meksikë, mirëpo prej kohësh, meksikanët kanë ndërprerë kontratën me 40-vjeçarin që rrezikon shumë.

Exit mobile version