7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Akuzohet për shpërlarje të parave, flet Gani Jakupi ‘super’ këshilltari me pagë 7500 euro

- Advertisement -

Gani Jakupi i njohur si ‘super’ këshilltari me pagë 7500 euro, dyshohet se është duke u hetuar nga Krimet Ekonomike. Sipas këtyre raportimeve Majlinda Bregasi, bashkëpunëtore e Gani Jakupit, e ka denoncuar për disa vepra penale., shkruan Periskopi.

Por në një deklaratë Jakupi, tha se nuk është në dijeni dhe se nuk është kontaktuar nga Krimet Ekonomike.

Nuk e di. Mue nuk m’kanë kontaktue“, tha ai për Insajderin

Gani Jakupi u bë emër i njohur pasi Periskopi bëri publike kontratën që ai kishte lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ofruar shërbime si konsulent për Ambasadën Kosovës në Bruksel.

Ndërsa sot u raportua se ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe shpërlaje parash.

Aty theksohet se “ekziston dyshimi i bazuar se z. Gani Jakupi, në cilësinë e bashkëthemeluesit të OJQ’së e ka përdorur dhe shfrytëzuar llogarinë bankare të OJQ’së për të pranuar pagesa personale nga persona të tretë”.

Sipas këtij raportimi ai po akuzohet për veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje parash, shmangie nga tatimi, mashtrim, konflikt i interesit, falsifikim i dokumenteve, mashtrim me subvencione.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit