8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Akuzohet për përdhunim dhe trafikim seksual, ish-boksieri i famshëm ka dy fjalë për Diddyn

- Advertisement -

Mike Tyson i ka uruar Sean ‘Diddy’ Combs ”më të mirën” mes akuzave të rënda me të cilat përballet producenti i muzikës, siç janë trafikim seksual dhe përdhunim.

Në një intervistë ekskluzive për “DailyMail”, ish-boksieri 58-vjeçar u pyet për marrëdhënien e tij me reperin 54-vjeçar, i cili do të dalë në gjyq në maj të vitit 2025.

Tyson, i cili e njeh Combs për dekada, u shpreh se u trondit kur mësoi se emri i tij u përfol se ishte i lidhur me aktet e urryera të Diddy muajin e kaluar.

Kur boksieri veteran u pyet se si ndihej për faktin që kur dikush kërkon emrin e tij në internet, të gjitha rezultatet dalin me Diddy, ai u përgjigj: “Prit, unë jam sinonim i Diddy? Epo, kjo është e bukur. Nuk e dija këtë”.

Gazetari më pas e pyeti nëse kishte diçka më shumë për të thënë. “I uroj më të mirat. Në jetë i uroj më të mirat”, ka komentuar Tyson.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit