3.8 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Akuzohej për trafikim me qenie njerëzore – reagon publikisht Hernandez

- Advertisement -

Ylli i PSG-së, Lucas Hernandez, ka reaguar pas akuzave të bëra nga një familje kolumbiane për trafikim të qenieve njerëzore.

Familja pretendonte se kishte punuar për Hernandez dhe gruan e tij midis shtatorit 2024 dhe nëntorit 2025, pa status ligjor.

Në një deklaratë të përbashkët, Hernandez dhe bashkëshortja e tij mohuan të gjitha akuzat, duke theksuar se janë tradhtuar nga personat për të cilët kishin besuar.

“Ne hapëm shtëpinë dhe jetën tonë për njerëz që u prezantuan si miq, kërkuan mirësinë tonë dhe për të cilët kishim dashuri të sinqertë”.

“Ne i ndihmuam, i mbështetëm dhe i besuam kur na siguruan se ishin në procesin e rregullimit të statusit të tyre të imigracionit. Ky besim është tradhtuar”, shkruajnë çifti në deklaratë.

Hernandez aktualisht vazhdon aktivitetin e tij me PSG-në, ndërsa çështja ligjore pritet të ndjekë rrugën e saj.

Të ngjashme

Të fundit